Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Luis Diaz shënon pas 14 sekondash, i zakonshmi Kane dyfishon shifrat (video)
4 Tetor 2025 19:21 Telesport Bayern Munich është duke fituar në transfertë 0-2 ndaj Eintracht Frankfurt, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Bundesligë. Bavarezët e nisën direkt me gol, ku Luis Diaz shënon pas 15 sekondash lojë. Kolumbiani gjeti rrjetën pas asistit që mori nga Serge Gnabry. Ky është goli i tretë më i shpejtë në historinë e Bundesligës, pasi dy vendet e para mbahen nga Volland dhe Bellarabi me 9 sekonda. Në minutën e 28-të, i zakonshmi Harry Kane dyfishon shifrat. Anglezi shënoi me një goditje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë. SHIKOGOLAT