Inter merr “hakun” e Milanit dhe nuk e diskuton fitoren ndaj Cremonese. Shkëlqen Bonny (video)

Inter merr “hakun” e Milanit dhe nuk e diskuton fitoren ndaj Cremonese. Shkëlqen Bonny (video)

Inter nuk ka bërë gabimin e Milanit që u mund pak javë më parë në “San Siro” 1-2 nga Cremonese. Zikaltrit kanë fituar pastër 4-1. Të besuarit e Cristian Chivu gjetën golin që në 6-të minutat e para, ku Nicolo Barella pasi fiton një top në mesfushë, pason bukur për Ange-Yoan Bonny, i cili asiston për Lautaro-n, kapiteni dërgon topin në rrjetë. Bonny dyfishon shifrat për Interin në minutën e 38-të, sulmuesi i ardhur nga Parma shënon me kokë pas krosimit të Dimarco. Në fillim të pjesës së dytë, zikaltrit shënuan dy gola të shpejtë. Në minutën e 54-të, Barella kroson nga këndi, Bonny pason për Dimarco, i cili “shkund” rrjetën me një goditje të fortë në kufjijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e...