Arrati e Skënderbeut, Besa nuk jep “besë”, Korabi mposht Burrelin

U zhvilluan sot katër ndeshjet e fundit të javës së 6-të në Kategori të Parë. Sikundër dje teksa laçi e Pogradeci zhgënjyen në shtëpi edhe sot nuk munguan surprizat. Skënderbeu bëri detyrën duke mposhtur thellë Kukësin 3-0 ndërsa Ditmar Bicaj në debutim me Lushnjën arrin tri pikët e para me lagunarët (e para fitore sezonale për Lushnjën) teksa theu Kastriotin 3-2.

Sakaq befasia vjen nga Burreli aty ku vendasit humbën me shifra të pazakontë për ta me Korabin mik 0-3. Sidoqoftë në tjetër rezultat surprizues ngjet në Fushë Krujë. Iliria plot ambicje ka thyer Besën me shifrat 2-1 duke arritur në pak javë të rekuperojë pikë të çmuara. Tani fushëkrujasit kanë kapur Laçin e vendit të dytë me 10 pikë. Për Besën alarmi tani ka “rënë”, pasi skuadra e njohur e ka bërë rutinë situatën e vështirë në fund të tabelës duke mos arritur ende te fitorja.

Java e 6-të Kategori e Parë 2025/26

Ilria- Besa 2-1

Skënderbeu- Kukësi 3-0

Lushnja- Kastioti 3-2

Burreli- Korabi 0-3

Luajtur dje:

Laçi- Apolonia 1-1

Pogradeci- AF Luftëtari 2-3/Sportiim.al/

Vazhdo leximin