Tirana gjen shpëtim në derbi, “zhyt” në krizë Partizanin, tani Milinkovic rrezikon shkarkimin

Tirana gjen shpëtim në derbi, “zhyt” në krizë Partizanin, tani Milinkovic rrezikon shkarkimin

Tirana gjen shpëtim në derbi, “thyen” pastër 3-0 Partizanin, duke spostuar krizën në kampin e kuq. Kjo ishte fitorja e parë e Tiranës për këtë sezon, një fitore që erdhi përballë rivalëve të përjetshëm. Për bardheblutë derbi nga një makth është kthyer në një bekim, kjo pasi ishte fitorja e 2 radhazi ndaj “demave”, 6 gola të shënuar në 2 derbe, ndërsa nuk njohin humbje në 5 përballjet e fundit. Ky fakt “ngroh” edhe presidentin Halili, me këtë të fundit që i premtoi lojtarëve 20 mijë euro premio, por i kërkoi që të japin maksimumin edhe në 3 takimet e radhës që mbyllin dhe fazën e parë. Me 5 pikë në 6 javë, Tirana “parakalon” Partizanin, me të kuqtë që janë mbërthyer nga një krizë...