Kategoria e Parë: Skënderbeu me fitore bindëse ndaj Kukësit dhe nis shkëputjen, Korabi fiton derbin ndaj Burrelit

4 Tetor 2025

16:02

Telesport

Është mbyllur sot java e gjashtë e Kategorisë së Parë, ku nuk munguan golat në 4 sfidat e luajtura. Në Korçë, Skënderbeu fitoi pastër 3-0 ndaj Kukësit, duke marrë fitoren e katërt rresht dhe kryesimin me 16 pikë. Për vendasit shënuan Saleh Nasr 8′, 53′ dhe Mario Gjata 45+2.
Në sfidat e tjera, Korabi fitoi 0-3 në transfertë në derbin ndaj Burrelit. Ditmir Bicaj e nis me këmbë të mbarë te Lushnja, e cila fiton 3-2 ndaj Kastriotit dhe merr fitoren e parë për këtë sezon, pas 5 barazimesh rresht. Lushnjarët ishin në avantazh të trefishtë deri në minutën e 65-të, në 20 minutat e fundit krutanët shënuan dy gola, duke e bërë ndeshjen mjaft të fortë në fund.
Iliria bëri detyrën më së miri në shtëpi, duke fituar 2-0 ndaj Besës së Kavajës. Ditën e djeshme u luajtën dy sfidat e para për këtë javë, ku Laçi barazoi 1-1 ndaj Apolonisë, ndërsa Luftëtari fitoi në transfertë 2-3 në Pogradec.
Përsa i përket renditjes, Skënderbeu nis shkëputjen nga ekipet e tjera, duke qenë 6 pikë para ndjekësit më atë afërt që është Laçi me 10 pikë. Renditja e plotë në Kategorinë e Parë është si më poshtë: