Russell surprizon dhe siguron “pole position” në Singapor, Verstappen më mirë se rivalët e McLaren

Russell surprizon dhe siguron “pole position” në Singapor, Verstappen më mirë se rivalët e McLaren

4 Tetor 2025 16:14 Telesport George Russell me Mercedes siguroi “pole position” sot pasdite në pistën e Marina Bay, I vlefshëm për Cmimin e Madh të Singaporit në Formula 1. Piloti britanik ndali kronometrin në kohën 1’29”158, duke qenë më i shpejti në pistë. Piloti i Mercedes do ta ndajë vijën e parë të startit me Max Verstappen, i dyti me Red Bull. Në vendin e tretë u klasifikua kryesuesi i botërorit, australiani Oscar Piastri me McLaren, që u rendit më mirë se shoku i tij i skuadrës Lando Norris. Britaniku u klasifikua i pesti, pasi italianit Kimi Antonelli, i katërti me makinën tjetër Mercedes. Në vendet 6-7 u renditën dy makinat Ferrari, me Lewis Hamilton që la pas Charles Leclerc. Dy “kokëkuqet” nuk dhanë...