Zyrtare/ Mesfushori i Kombëtares firmos kontratën e re me klubin e njohur

Zyrtare/ Mesfushori i Kombëtares firmos kontratën e re me klubin e njohur

Juljan Shehu ka rinovuar kontratën me Widzew Lodz. Mesfushori i kombëtares ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin polak dhe do të vijojë bashkëpunimin deri në verën e vitit 2028. Rinovimi i kontratës vjen në një moment ku Shehu po shënon progres të dukshëm në karrierë, duke marrë gjithnjë e më shumë përgjegjësi si në kampionat, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Në verën e 2022, 27-vjeçari la Laçin dhe u bashkua me klubin polak, aty ku është bërë figurë kyçe dhe ka fituar Kombëtaren. Trajneri Sylvinho e afroi në ekip gjatë muajit mars 2025, duke e pasur titullar në katër ndeshjet e fundit në mesin e fushës. Lajmi i rinovimit është konfirmuar nga vetë klubi polak, duke e cilësuar futbollistin shqiptar si një element të rëndësishëm për projektin...