Del Piero: Milanin e shoh pretendent për titull, Juventusit i mungon vazhdimësia

Del Piero: Milanin e shoh pretendent për titull, Juventusit i mungon vazhdimësia

4 Tetor 2025 10:55 Alfred Lleshi Alessandro Del Piero foli për ndeshjen e nesërme Juventus–Milan në “Allianz Stadium”: “Do të jetë një duel i fortë dhe i bukur. Jemi ende herët për këtë sezon, por ky është test i mirë për të dyja skuadrat, për të parë gjendjen e tyre aktuale”. Ai komentoi ngarkesën e Juventusit, edhe në Champions League: “Të luash në Champions nuk sjell më shumë presion. Kur ke një ndeshje në javë, duhet të bësh më të mirën, kështu që edhe Milani ka përgjegjësi të madhe. Për mua, të dyja skuadrar janë të kompletuara”. Për Milanin: “Pa Kupat e Europës, mund të jetë kandidat për titull. Ka mundësi të përgatitet mirë dhe lojtarë fizikisht gati, si Rabiot, Modric, Leao e Saelemaekers. Është...