4 Tetor 2025
9:39
Alfred Lleshi
Trajneri i Inter Miami, Javier Mascherano, tha se diskutimi me Leo Messin pas humbjes 5-3 kundër Chicago Fire ishte thjesht taktike. “Asnjë problem me Leon, diskutuam për bllokun e ulët të Chicago. Pas dy golave të parë ata i mbyllën mirë hapësirat, diskutuam për mënyrën si të gjenim hapësira mes linjave”, – shpjegoi Mascherano.
Ai pranoi përgjegjësinë për humbjen: “Nuk më shqetëson as humbja, as fitorja. Kur gaboj nuk kam problem ta them. Nuk është e pazakontë të shpreh atë që ndjej”.
Mascherano vlerësoi edhe Rodrigo De Paul në muajt e tij të parë në MLS, pas ardhjes nga Atlético Madridi: “E shoh mirë. Nuk iu japim rëndësi të tepruar të statistikave, performanca në fushë është kryesore. Rodrigo ka dhuntinë se mbulon shumë hapësira dhe na jep fleksibilitet, më shumë në mes sesa në krah, sipas strategjisë së ndeshjes”.
Trajneri përfundoi: “Më e rëndësishme nuk është sa vrapon, por si vrapon”.
