Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Juventusi e pagëzoi “kali i çmendur”; tani Rabiot është gati t’i bëjë gjëmën si kuqezi
Nga Ivan Zazzaroni*Para se të shkruaj për Rabiot, ndryshe nga Allegri unë informohem, rishikova një intervistë mjaft të freskët të mesfushorit të Milanit, bërë nga Alessandro Matri në versionin e tij “Jimmy Fallon”, në Dazn. Asgjë tronditëse, të jemi të qartë. Të dy ishin ulur në tryezë në ‘Continassa’, të interesuar mjaftueshëm edhe për një rizoto me kërpudha, por gjithsesi ishte bisedë e këndshme. Rabiot nuk është tipi që flet lehtë. Pas gjysmës së intervistës, 26 minuta gjithsej, Rabiot kishte theksuar kryesisht një temë: mentalitetin fitues të Allegrit. “Më pëlqen të kem një trajner të tillë, – thoshte francezi. – Max është ai që ta përsërit gjithmonë se edhe stërvitja është e rëndësishme për t’u rritur… Pikërisht me të u rrita, ai më dha vazhdimësinë”. Allegri e...