Derbi vishet blu, Tirana e Bordin funksionon

Tirana rikthehet të bëjë Tiranën e madhe. Në duelin e sotëm me Partizanin në “Air Albania Stadium”, formacioni i teknikut Roberto Bordin fitoi me shifrat 0-3 duke spostuar të kuqtë në vendin e 9-të e kaluar te i teti me 5 pikë. Vendimtar Falaje në të 19′ me sulumuesin bardheblu i cili shfrytëzoi në maksimum një gabim të mbrojtjes për të gjetur golin e parë.

E ndërsa pritej reagimi i skuadrës së Milinkoviç, Tirana godet sërish në të 31′. Një tjetër gabim në prapavijë për një penallti të shndërruar në gola nga Patsatsia për 0-2.

Më pjesën e dytë ndërsa të kuqtë po dominonin në qarkullim, vjen goditja e tretë dhe më e rënda. Sulmuesi bardheblu Tabeku në të 73′, i sherbyer nga Qëndrim Ismajli (rikthyer pas një dëmtimi të gjatë), godet bukur tokazi për të mposhtur Qirkon.

Deri në fund nuk ngjet asgjë me Tiranën ‘mike’ në këtë takim që arrin fitoren e parë sezonale. Për Partizanin ka javë që bien këmbanat e alarmit./Sportiim.al/

Vazhdo leximin