3 Tetor 2025
18:20
Telesport
Federico Valverde mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit me fanellën e Real Madridit. “Defensa Central” raporton se mesfushori uruguaian mund të transferohet në Premier League në sezonin e ardhshëm, Chelsea ka treguar interes të vazhdueshëm për të. Edhe pse vetë lojtari reagoi së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale për situatën e vështirë që po kalon në klubin madrilen, por që nuk ka ndërmend të dorëzohet, nuk përjashtohet aspak mundësia që ai të largohet në verë.
Sipas raportimit në fjalë, Valverde mund të bëhet pjesë e një shkëmbimi spektakolar mes Chelsea-s dhe Real Madrid në verën e ardhshme. Prej kohësh, madrilenët interesohen për Enzo Fernandez, nga ana tjetër “Blutë” interesohen për Valaverde-n dhe dy ekipet mund të bien dakord për shkëmbimin kokë më kokë mes dy lojtarëve.
Por, nuk përjashtohet as mundësia që në marrëveshjen për transferimin e Enzo Fernandez në Madrid, të përfshihen lojtarë të tjerë si Rodrygo ose Camavinga, po ashtu objektivë të Chelsea-s.
