Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Pas David dhe Zhegrovës, Juventus hidhet në “sulm” edhe për yllin tjetër të Lille
3 Tetor 2025 18:49 Telesport Pasi transferoi Jonathan David si lojtar i lirë dhe Edon Zhegrovën për 20 milionë euro, Juventus po përgatitet të “peshkojë” sërish te Lille. Objektivi i radhës i bardhezinjve është Ayyoub Bouaddi, vetëm 17 vjeç, por që konsiderohet si një lojtar i ri me të ardhme të madhe. Pavarësisht moshës së re, Bouaddi ka fituar vendin e titullarit te Lille dhe ka treguar një nivel shumë të mirë. Përveç Juventusit, për Bouaddi-n ka interes edhe nga Chelsea dhe Arsenal. 17-vjeçari është pjesë e Francë U21 dhe shumë shpejt pritet të bëjë debutimin me kombëtaren e madhe franceze.