Hansi Flick nuk i beson më, Barcelona i bën dalje yllit të ekipit

3 Tetor 2025

17:29

Telesport

Ronald Araujo po përjeton ndoshta sezonin më të vështirë në karrierë, qendërmbrojtësi uruguaian ka humbur besimin e Hansi Flick dhe është kthyer tashmë në një rezervë të zakonshme. Trajneri gjerman i beson më shumë Eric Garcia, si partneri ideal për Pau Cubarsi-n në mbrojtje.
Në këtë situatë është e pashmangshme largimi i Araujo nga Barcelona në merkaton e janarit ose maksimumi në atë të verës së ardhshme. Për uruguanin ka interes nga disa ekipe si në Serie A apo edhe në Premier League.
Shitja e Araujo-s mund të ishte dhe një “çlirim” për gjendjen financiare të klubit, pasi drejtuesit e Barcelonës presin të përfitojnë 55-60 milionë euro nga kartoni i tij. Kujtojmë që Araujo rinovoi në fillim të këtij viti me Barcelonën deri në vitin 2031, por duke mos qenë i rëndësishëm për projektin e udhëhequr nga Hansi Flick, largimi i tij është shumë afër.