Tuneli misterioz drejt Gjykatës së Lartë në Podgoricë, lirohen të gjithë të akuzuarit për mungesë provash

Tuneli misterioz drejt Gjykatës së Lartë në Podgoricë, lirohen të gjithë të akuzuarit për mungesë provash

Një gjykatë në Mal të Zi ka liruar tetë personat e akuzuar për gërmimin e një tuneli 30 metra të gjatë që çonte në depozitën e Gjykatës së Lartë në Podgoricë, me arsyetimin se nuk ekzistojnë prova që i lidhin ata me krimin. Tuneli, i zbuluar më 11 shtator 2023, kishte nisur nga një banesë e marrë me qira pranë Gjykatës dhe përfundonte në depo, ku ruheshin rreth 100 mijë sende provash, përfshirë nëntë tonë drogë, qindra armë, municione dhe materiale gjyqësore. Megjithatë, deri më sot nuk është përcaktuar se çfarë mund të jetë vjedhur. Gjykata Themelore arsyetoi se asnjë gjurmë ADN-je e gjetur në tunel, banesë apo depo nuk i përkiste të pandehurve. Për më tepër, një pjesë e të akuzuarve kishin alibi të...