Superndeshjet ndezin fundjavën! Spektakël në Serie A, Bundesliga dhe Primeira Liga

Superndeshjet ndezin fundjavën! Spektakël në Serie A, Bundesliga dhe Primeira Liga

Kjo fundjavë premton emocione të mëdha për tifozët e futbollit anembanë botës, me disa nga përballjet më të zjarrta të sezonit që pritet të zhvillohen në Itali, Gjermani dhe Portugali, të gjitha transmetohen ekskluzivisht dhe vetëm në Tring Sport, platformën më të madhe sportive në Shqipëri, në një maratonë të mirëfilltë sportive. JUVENTUS – MILANNjë klasik i Serie A që gjithmonë tërheq vëmendje të veçantë. Bardhezinjtë kërkojnë të rikthehen te fitorja, ndërsa Milani shkon në Torino për të ruajtur ritmin në garën për titullin në këtë fillimsezoni fantastik. Dy ekipe me histori, krenari dhe objektiva të mëdha, në një ndeshje që vlen gjithmonë shumë. FIORENTINA – ROMA Një tjetër duel emocionues në Itali.  E pandalshme Roma nën drejtimin e Gasperinit, e vendosur të luftojë për...