Haaland bëhet “xheloz” për De Bruyne, pasi pa dy asistet e kthyera në gola nga Hojlund

Haaland bëhet “xheloz” për De Bruyne, pasi pa dy asistet e kthyera në gola nga Hojlund

3 Tetor 2025 12:12 Alfred Lleshi Erling Haaland ndoshta ka pasur një moment nostalgjie për Kevin De Bruyne, duke parë performancën e tij të mërkurën në Champions League kundër Sportingut. Belgu e bënte lojën e sulmuesit nordik më të thjeshtë, duke i shërbyer topin aty ku duhej, edhe mes një grumbulli lojtarësh. Pra, i jepte mundësi Haaland të tregonte saktësinë dhe delikatesën e prekjeve të tij. Sot, nga e njëjta filozofi përfiton Rasmus Højlund, ish-sulmuesi danez i Manchester United, që pas dy asistimeve të De Bruyne realizoi dy gola në Champions, duke shpërblyer kombinimin dhe inteligjencën taktike të belgut. Højlund e përshkroi këtë eksperiencë si shumë emocionuese: “E vetmja gjë për të cilën duhet të shqetësohem është të shkoj drejt hapësirës, që hapet para meje,...