Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Transformimi i pabesueshëm i Arda Güler, që vetëm Toni Kroos dinte ta shihte në kohë
3 Tetor 2025 10:20 Alfred Lleshi Arda Güler foli për herë të parë publikisht që prej prezantimit te Real Madridi: “Tani, nuk e di, unë vetëm dua të luaj. Xabi më kërkon të marr pjesë më shumë në lojë, të drejtoj dhe të përmirësoj ekipin. Ende ka shumë Arda për t’u parë te Real Madridi. Tani jam më i lumtur”. Pas dy vitesh pritjeje dhe pengesash gjuhësore, ai u shfaq me buzëqeshje dhe një rol të ri. Ndryshimi erdhi me Xabi Alonson, i cili besoi tek talenti i turkut dhe i dha kohë e hapësirë, diçka që nuk ndodhi me Ancelottin. Edhe pse trajneri italian fliste për një sezon të rëndësishëm pas “Euro 2024” dhe përgatitjes së fortë fizike, Güler mbeti në stol mes dëmtimeve...