FIFA i përgjigjet Trumpit, por mbi të gjitha zgjedh të mos e pezullojë Izraelin

3 Tetor 2025

8:48

Alfred Lleshi

FIFA iu përgjigj Donald Trumpit, por mbi të gjitha vendosi të mos e pezullojë Izraelin nga garat. Presidenti Gianni Infantino deklaroi: “FIFA nuk mund të zgjidhë problemet gjeopolitike, por mund dhe duhet të promovojë futbollin në të gjithë botën duke shfrytëzuar vlerat e tij unifikuese, edukative, kulturore dhe humanitare”.
Këshilli i FIFA-s, i mbledhur dje, mori në shqyrtim thirrjet e “Amnesty International” dhe të Federatës së Palestinës, e njohur që prej vitit 1998, por vendosi të mos marrë një vendim të menjëhershëm. Çështja pritet t’i kalojë UEFA-s, e cila pritet të shprehet së shpejti, ndonëse FIFA vetë mund ta kishte zbatuar statutin përkatës.
Ndërkohë, polemikat kanë përfshirë edhe SHBA-në lidhur me organizimin e Kupës së Botës. Trump kishte sugjeruar ndryshimin e qyteteve pritëse për arsye sigurie. Zv.presidenti i FIFA-s, Victor Montagliani, u përgjigj prerë: “Është turneu i FIFA-s, është nën juridiksionin e saj dhe ajo merr vendimet. Me gjithë respektin për liderët botërorë, futbolli është më i rëndësishëm se ata dhe do të mbijetojë përtej qeverive, regjimeve e sloganeve të tyre”.