3 Tetor 2025
8:52
Alfred Lleshi
Interi do të përballet me Cremonese pa yllin e vet, Marcus Thuram, i cili ka qenë vendimtar në këtë fillim sezoni me 5 gola dhe 2 asistime në vetëm 7 ndeshje, mes kampionatit dhe Champions League. Megjithatë, trajneri Cristian Chivu nuk e humbet qetësinë. Mungesën e francezit pritet ta mbulojnë Pio Esposito dhe Bonny, të cilët kanë dhënë më shumë garanci se paraardhësit Correa e Arnautovic.
Thuram nuk do të rrezikohet për shkak të një problemi muskulor, rikthimi i tij kundër Romës duket i pamundur. “Zero rreziqe” është parimi i Interit, që preferon ta ketë sulmuesin në formë më vonë sesa ta humbasë gjatë.
Ndërkohë, Lautaro Martinez është në super formë dhe i uritur për gola, pas shfaqjes kundër Slavia Pragës. Dilema e madhe është partneri i tij në sulm; Pio Esposito apo Bonny gjithnjë e më bindës. Në mesfushë pritet kthimi i Barella, me Mkhitaryan që mund të zëvendësojë Sucic. Dimarco mund të pushojë, ndërsa Sommer mbetet i sigurt në portë.
