3 Tetor 2025
8:05
Alfred Lleshi
Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, ka sulmuar ashpër Manchester City dhe PSG, duke i akuzuar për mashtrime dhe humbje të qëllimshme ekonomike. “Manchester City ka mashtruar për 10 vite. Ka humbur para dhe ka bërë trampa që nga ardhja e pronarëve të rinj… Po kështu PSG, që ka pasur humbje prej 200 milionë eurosh për 7 vite radhazi”, – deklaroi ai në një aktivitet të organizuar nga “Expansión” dhe “PKF Attest”.
Tebas mbrojti modelin ekonomik të futbollit spanjoll, duke theksuar se klubet në La Liga janë nën kontroll të rreptë financiar, ndryshe nga ato në Angli apo Francë: “Futbolli është global, por në garat europiane përballemi me ekipe që nuk kanë kontrolle të tilla”.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për më shumë vende VIP në stadiumet spanjolle për të rritur të ardhurat, duke e krahasuar me Premier League dhe Bundesligën. Sipas tij, diferenca arrin në 600 milionë euro në sezon: “Kontrolli ekonomik është thelbësor. Dikur klubet kishin 700 milionë borxhe tatimore, sot kjo nuk ndodh më”.
