Ecuri e mirë, por zbulohet frika më e madhe e Vllaznisë

Ecuria e mirë e Vllaznisë në këtë fillim sezoni, ku shkodranët kanë zhvilluar ndoshta futbollin më të mirë në kampionat, kanë tërhequr vëmendjen e shumë kujt jo vetëm në Shkodër, por në mbarë vendin.
Me shkodranët që kanë qenë një kryefjalë e këtyre javëve në Superiore, kjo jo vetëm nga performancat, por edhe vetë pretendimet e kuqebluve. Të cilët këtë edicion duket se kanë vetëm një qëllim, fitoren në çdo takim dhe marrjen e 3 pikëve. E më pas për të pretenduar edhe për fitimin e titullit kampion në fund të edicionit. Ku tashmë gjithë mbështetësit e ekipit dhe opinioni futbollistik në qytet janë shumë optimistë dhe besimplotë për skuadrën.

Dhe pikërisht në klub, por kryesisht tek stafi teknik duan të mbajnë sa më larg euforinë nga futbollistët. Fakt që u theksua edhe nga trajneri Martini në konferencën pas shtyp në ndeshjen me Vorën.
Ku theksoi se “armiku” më i madh i shkodranëve është euforia. Faktor që e ka penalizuar shumë ekipin edhe në të shkuarën. Prandaj skuadra kërkohet të lihet sa më shumë në qetësi dhe larg presionit, në mënyrë që të jetë e përqendruar vetëm në fushën e lojës. Kjo pasi është vetëm fillimi i kampionatit dhe Vllaznia ende s’ka arritur asgjë konkrete, e në këtë mënyrë gjithçka duhet të arrihet në fushën e blertë. Me skuadrën që momentalisht rri larg edhe mediave dhe deklaratave të shumta që mund të dëmtojnë në të ardhmen.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb