Basel mposht Stuttgart nën drejtimin e Shaqirit e Ajetit!

Basel mposht Stuttgart nën drejtimin e Shaqirit e Ajetit!

2 Tetor 2025 23:17 Telesport Baseli ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Stuttgartit në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Europa League. Një gabim fatal i mbrojtjes gjermane në minutën e tretë iu kushtoi rëndë atyre, me Alban Ajetin që realizoi me qetësi për rezultatin 1-0. Baseli pati një tjetër mundësi të artë shënimi për të dyfishuar shifrat në minutën e 18-të me anë të Jeremy Agbonifo, por goditja e tij u ndal nga shtylla e djathtë. Mysafirët e Stuttgartit patën mundësinë që të barazonin gjithçka në minutën e 36-të me anë të Ermedin Demirovic, por ai dështoi të shënojë nga penalltia. Për të mbyllur çështjen e fituesit u përkujdes Moritz Broschinski, i cili në minutën e 84-të realizoi për 2-0 pas...