Drita e Gjilanit tjetër arritje historike, Shkëndija e pëson nga Vajekano

Drita e Gjilanit tjetër arritje historike, Shkëndija e pëson nga Vajekano

Drita e Gjilanit bën suksesin e radhës historik. Në ndeshjen e parë të luajtur në këtë fazë të ligës së Konferencës skuadra gjilanase ia doli të rrëmbejë një pikë në Finlandë përballë KuPS. Fillimisht shënuan vendasit në të 74′ me Parzyszek dhe më pas barazoi Dabiqaj në të 80′-ën. Ndeshja e dytë për skuadrën kosovare do të luhet me 23 tetor. Këtë radhë do të ketë përballë Omonia Nikozia. Ndërkohë Vajekano mundi 2-0 Shkëndijën e Tetovës në ndeshjen e parë historike të tetovarëve në fazë grupi. Golat për skuadrën spanjole u shënuan në pjesën e parë nga Lopez 28′ dhe Perez 32′. Për Shkëndijën e Tetovës sfida e radhës më 23 tetor zhvillohet ndaj Shelburne./Sportiim.al/ Vazhdo leximin