Pragsfida me Partizanin, dëmtimet mbeten “armiku numër 1” i bardhebluve

Pragsfida me Partizanin, dëmtimet mbeten “armiku numër 1” i bardhebluve

Problemet me dëmtimet vazhdojnë të jenë një shqetësim i madh për trajnerin Roberto Bordin dhe stafin e tij teknik para sfidës vendimtare me Partizanin. Ermal Meta ishte prezent me këmbën e fashuar, duke treguar se nuk është ende i gatshëm për një rikthim të plotë, ndërsa Alfred Mensah nuk ishte fare në seancën stërvitore, pasi dëmtimi e mban jashtë fushës dhe nuk ka marrë ende leje për të marrë pjesë në ndeshje. Nga ana tjetër, lajmi pozitiv vjen nga Qëndrim Ismajli, i cili është rikthyer dhe është bashkuar sërish me grupin për stërvitje të plota, duke treguar se po e rikuperon gradualisht ritmin e lojës. Gjumsi vazhdon procesin e riaftësimit, ndërsa rikuperimi i tij do të kërkojë akoma disa seanca intensive, duke e mbajtur jashtë...