E bujshme! Bayern tenton lojtarin e kombëtares angleze!

E bujshme! Bayern tenton lojtarin e kombëtares angleze!

2 Tetor 2025 16:20 Telesport Fichajes raporton bujshëm se Bayern është në pozitat më të mira për qendërmbrojtësin Marc Guéhi. Lojtari i Crystal Palace është në vitin e fundit të kontratës dhe klubi gjerman po tenton ta transferojë në merkaton e janarit. Madje, ka nisur që tani tratativat dhe hapat konkrete. Crystal Palace do të ishte i kënaqur me 25-30 mln euro, duke qenë se në janar anglezi hyn në 6 muajt e fundit të kontratës. CaughtOffside, ndërkohë, shkruan se është Tottenham Hotspur klubi që ka më shumë shanse për 25-vjeçarin.