“Nuk ke çfarë mbiemri t’i vendosësh!” Jonathan David kryqëzohet në Itali

“Nuk ke çfarë mbiemri t’i vendosësh!” Jonathan David kryqëzohet në Itali

2 Tetor 2025 16:35 Telesport Nëse nuk e dinte se ç’do të thotë të luash në Itali, vend me qindra gazeta dhe portale sportive, sot Jonathan David e di mirë. Pas performancës zhgënjyese në Champions League kundër Villarreal-it, kanadezi sot po sulmohet tejmase nga mediat italiane. Ai deri tani ka shënuar vetëm një gol me fanellën e Juventusit, i transferuar me parametra zero nga Lille në verë. Në pjesën e dytë, kur “Zonja e vjetër” ishte në disavantazh 1-0, David humbi një rast të pastër, me portën bosh. “Shaka është kjo?!” – shkruan sot Tuttosport, e cila e vlerësoi sulmuesin me notën 4/10. “Është e pamundur t’i gjesh një mbiemër kësaj performance të tij. Nuk ke sesi ta mbrosh pas këtij momenti”, shkruan Gazzetta dello...