Pas shumë muajsh dilemash dhe thashethemesh sot është arritur marrëveshja. Mohamed Salah ka shtyrë kontratën me Liverpool deri në vitin 2027.
Lajmi është bërë zyrtar pak minuta më parë nga klubi anglez, duke postuar edhe fotot përkatëse. Salah ulur në një fron në “Anfield” është mesazhi më i mirë që aid he klubi mund të jepnin për këtë lajm të madh.
“Sigurisht që jam shumë i emocionuar. Ne kemi një ekip të madh tani. Edhe më parë kemi pasur një ekip të madh“, tha Salah.
“Unë firmosa sepse mendoj se kemi një shans për të fituar trofe të tjerë dhe për të shijuar futbollin tim”, shtoi egjiptiani për mediat.
“Është e mrekullueshme, kam kaluar vitet e mia më të mira këtu. Kam luajtur tetë vjet, shpresoj se do të jenë 10. Duke shijuar jetën time këtu, duke shijuar futbollin tim. Kam pasur vitet më të mira në karrierën time”, deklaroi Salah.
“Unë do të doja t’u them tifozëve se jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu. Kam nënshkruar këtu sepse besoj se mund të fitojmë shumë trofe të mëdhenj së bashku. Vazhdoni të na mbështesni dhe ne do të japim më të mirën tonë, dhe shpresojmë se në të ardhmen do të fitojmë më shumë trofe“, tha Salah.
Zyrtare! Mohamed Salah rinovon me dy vite kontratën me Liverpool
