Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Një ditë do më shikoni te Serie A”, Igli Tare: I ‘paralajmërova’ miqtë e mi që në kohën e komunizmit
Për herë të parë, ekskluzivisht në “Top Story” nga Grida Duma, Igli Tare rrëfen për sfidat, emocionet dhe planet e tij, mes trofeve legjendarë të kuqezinjve. Sot në drejtimin e një prej klubeve më të mëdha në botë, Milanit, Igli tregon se si e kishte ditur që shumë herët se një ditë do të ishte pjesë e Serie A, ndjenjë të cilën mban mend që t’ia ketë treguar edhe shokëve, që atë kohë e quajtën “të çmendur” dhe nuk e besuan. “E kam ndjerë që do të shkoja nga futbollist në drejtues, siç e kam ndier në kohën e komunizmit me shokët e mi të shkollës, kur uleshim te “Parku Rinia“ dhe unë u thosha gjithmonë që një ditë do më shikoni te Serie A...