Ramos i kundërpërgjigjet Yamalit: Nëse je më i miri, duhet ta dëshmosh në fushë

Ramos i kundërpërgjigjet Yamalit: Nëse je më i miri, duhet ta dëshmosh në fushë

2 Tetor 2025 11:04 Alfred Lleshi Para ndeshjes në “Montjuïc” mes Barcelonës dhe PSG-së (1-2), Lamine Yamal tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale me një postim provokues. I veshur me fanellën e Spanjës, talenti i ri katalanas shkroi “Presion?” dhe premtoi të “godiste fort” kundër kampionëve të Europës. Mesazhi u hoq menjëherë pas fundit të ndeshjes dhe nuk kaloi pa u vënë re nga parizienët, ashtu si edhe fjalët e Pedrit që lavdëroi forcën e Barcelonës. Pas ndeshjes, Gonçalo Ramos, autor i golit fitues për PSG-në, iu përgjigj me ironi provokimit: “Jemi kampionë të Europës, nuk mund të them më shumë. Nëse je më i miri, e tregon në fushë, jo me fjalë”. Vitinha shtoi: “Shpesh ka deklarata para ndeshjeve. Nuk mendojmë për to, duam vetëm...