Starti më e mirë në 13 sezone, Kompany ndjek shembullin e Heynckes: Qëllimi është të arrijmë në finale

2 Tetor 2025

9:58

Alfred Lleshi

Çfarë nisje sezoni për Bayern Munich! Nën drejtimin e Vincent Kompany, bavarezët kanë arritur fitoren e nëntë radhazi në po aq ndeshje zyrtare, pasi triumfuan 5-1 ndaj Pafos, duke barazuar startin e sezonit të Jupp Heynckes (2012/13). Ai sezon do të mbyllej me tripletën legjendare (Bundesliga, Kupa e Gjermanisë dhe Champions League).
Kompany e komentoi kështu suksesin: “Dukej e lehtë, por nuk ishte aspak. Kemi fituar, rezultati është i rëndësishëm, por jam i sigurt se Pafos do të jetë rival i vështirë, sidomos në shtëpi. Në pjesën e dytë na duhej të luftonim dhe të punonim fort për ta stabilizuar lojën, pastaj u rikthyem të rrezikshëm”.
Trajneri belg foli edhe për objektivat europianë: “E kam thënë qartë para ndeshjes së parë se ëndrra jonë është finalja dhe mundësia për ta fituar trofeun. Ta fitosh Champions-in është shumë e vështirë, por tani jemi në zemër të garës, duhet të fokusohemi vetëm te fitorja e ndeshjes së radhës”.