Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Humbja në Champions lë pasoja te Liverpool, dy dëmtime për Slot para ndeshjes me Chelsea
2 Tetor 2025 10:01 Telesport Humbja 0-1 në fushën e Gallatasaraj ka lënë pasoja te skuadra e Liverpool. Përveç rezultatit negative, skuadra e “reds” ka ardhur në Angli edhe me dy dëmtime. Lëndimet e sulmuesit Ekitike dhe portierit Alisson shtuan zhgënjimin për Liverpool. “Dëmtimi i Ekitike nuk duket shumë serioz”, tha trajneri i Liverpool, Slot. “Shqetësimi më i madh është për Alisson. Ai qëndroi i shtrirë pasi bëri një pritje. Pas ndeshjes e pamë duke ecur duke çaluar dhe ky është problem”, shtoi trajneri holandez. “Alisson nuk do të luajë këtë fundjavë në kampionat, kështu që Mamardashvili do të jetë gati për debutimin e tij në Premier League”, tha Slot. Liverpool ka humbur dy ndeshjet e fundit dhe synon që ndaj Chelsea të largojë situatën...