2 Tetor 2025
8:30
Alfred Lleshi
Fabio Capello, në studiot e “Sky Sport”, analizoi hyrjen në lojë të Francisco Conceição në pjesën e dytë, duke theksuar se e ndryshoi fytyrën e Juventusit: “Me të në fushë, Juve ndryshoi, kishte ekuilibër. Fantazia e këtij lojtari vuri në vështirësi Villarrealin dhe për një periudhë Juventusi ishte i qetë, duke dominuar.
Megjithatë, në 20 minutat e fundit skuadra bardhezi ra shumë. Ndoshta disa zëvendësime duhej të ishin bërë më herët, nuk e kuptoj pse Daivid mbeti në fushë deri 5 minuta nga fundi. Në momentin që Juve dominonte, do të kisha bërë ndonjë zëvendësim”.
Ai kritikoi ashpër edhe mbrojtjen e skuadrës torineze në goditjet nga këndi: “Gjithmonë u zu në befasi. Topat me kokë i fituan gjithmonë kundërshtarët. E kisha parashikuar që goli do të vinte pikërisht nga një këndore dhe kështu ndodhi”.
