Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Te Bayern ndihem si në shtëpinë time, të shohim se çfarë do të rezervojë e ardhmja”
2 Tetor 2025 8:55 Telesport Nicolas Jackson shënoi golat e tij të parë me fanellën e Bayern Munich. Sulmuesi senegalez gjeti rrjetën për klubin bavarez në fitoren 5-1 në Ligën e Kampionëve kundër Pafos, të luajtur në stadiumin Alphamega të martën në mbrëmje. Jackson, i cili iu bashkua Bayern këtë verë në huazim nga Chelsea, me detyrim blerjeje nëse përmbushen klauzola të caktuara. Ai ka luajtur pesë ndeshje deri më tani, por goli erdhi në ndeshjen e tij të parë si titullar. Sulmuesi shprehu kënaqësinë e tij me përvojën e tij në Gjermani: “Jam shumë i lumtur këtu, të gjithë më kanë pritur shumë mirë“, tha Jackson. “Ndihem si në shtëpi. Do të shohim se çfarë na pret e ardhmja.”