Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Arteta bën rotacion dhe shijon suksesin: Tani kam një ekip më të kompletuar se një vit më parë
2 Tetor 2025 9:12 Telesport Mikel Arteta beson se forca e Arsenal në sulm i bën ata më të pajisur për të shkuar edhe më tej në Champions League të këtij sezoni. “Topçinjtë” arritën deri në gjysmëfinale sezonin e kaluar përpara se të humbisnin ndaj PSG. Trajneri spanjoll ishte në gjendje të bënte rotacion në skuadrën e tij për fitoren 2-0 ndaj Olympiacos me një stol të mbushur plot titullarë, duke përfshirë Declan Rice, Eberechi Eze dhe Bukayo Saka. “Me gjithë respektin, sezonin e kaluar po shikonim stolin dhe kishim pesë lojtarë të akademisë atje, që ndoshta nuk kanë luajtur kurrë futboll profesional në Ligën e Kampionëve, kështu që bën një ndryshim,” tha Arteta. “Këtë herë vendosëm të ndryshojmë gjashtë lojtarë sepse dua që të...