Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Luis Enrique: Ndeshje e shkëlqyer. Barça, kandidate e qartë për ta fituar Ligën e Kampionëve
2 Tetor 2025 7:59 Alfred Lleshi Luis Enrique e bëri sërish. PSG mposhti Barcelonën në “Montjuïc”, këtë herë jo me goleadën e dy viteve më parë, por me një gol të vonshëm të Gonçalo Ramos. Ndeshja tregoi qartë se ky PSG është aktualisht ekipi më i fortë në Europë. As mungesat e rëndësishme nuk e penguan Luis Enrique të merrte 3 pikët. Në fushë nuk pati festë të madhe si më 2024, pas fitores 4-1 të parizienëve, por disa buzëqeshje, një përshëndetje e shpejtë për Hansi Flick dhe një gjest për publikun. Në zonën e intervistave, Luis Enrique tha për “Movistar+”: “U pa një ndeshje e shkëlqyer. Deri te goli ata ishin superiorë, na kushtoi, por pastaj rikuperuam nivelin. Nuno bëri një aksion të jashtëzakonshëm...