2 Tetor 2025
8:15
Alfred Lleshi
Java e Kevin De Bruyne nuk ka njohur qetësi. Pas kritikave në transfertën e “San Siros” ndaj Milanit dhe debatit për zëvendësimin e kërkuar nga Conte, tashmë i qetësuar, belgu u rikthye protagonist në Champions League kundër Sportingut me një asist, duke arritur kuotën 26 në kompeticion dhe barazuar legjendat Zidane e Iniesta. “Nuk kam pasur asnjë problem me Conten, – theksoi ai. – Jam fitues, dua të luaj dhe të bëj diferencën. Është folur shumë këto ditë, por në të vërtetë nuk kam asnjë problem. Dua vetëm të luaj dhe të kënaqem”.
Kundër Sportingut dominoi mesfushën, por ai vlerësoi Højlund: “Bëmë një ndeshje të madhe, krijuam shumë raste. Në golin e parë prita momentin dhe hapësirën e duhur për ta shërbyer, Hojlund bëri pjesën tjetër. Po rritet shumë, ngjan me Haaland, edhe pse vjen më shpesh drejt topit. Nëse fokusohet te futjet, mund të shënojë shumë”.
Për rolin e tij: “Vendos trajneri. Luaj ndryshe nga vitet e fundit, me moshën ndryshojnë edhe ritmet. Mund të alternohem me McTominay, secili do të gjejë vendin e vet”.
