Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Llogaritë e titullit në Formula 1, McLaren ka shansin e dytë në Singapor
Dukej se gjithçka ishte gati në Baku, por ak sidenti i Oskar Piastrit në xhiron e parë dhe vendi i shtatë (me shumë vështirësi) i Lando Norrisit në garën e dy javëve më parë, bënë që MekLaren të mos e siguronte matematikisht titullin e konstruktorëve për sezonin 2025. Megjithatë, këtë fundjavë në Singapor, ata kanë një “match ball” të dytë, në një pistë ku konsiderohen favoritë për një fitore të dyfishtë. Aktualisht, MekLaren ka një epërsi prej 333 pikësh ndaj Mercedesit, ndërsa mbeten edhe 346 pikë në lojë në shtatë garat e fundit të sezonit. Teorikisht, tre skuadra, përfshirë Ferrarin, kanë ende gjasa matematikore për titullin, por ato janë shumë të vogla. Nëse MekLaren arrin të grumbullojë 13 pikë me të dy makinat në Singapor,...