Barcelona e pëson në fund, PSG me fitore të artë. Dortmund nuk fal, Leverkusen ka humbur busullën (video)

1 Tetor 2025

22:58

Telesport

Supersfida e xhiros së dytë në grupet e Champions League, Barcelona-PSG, ka përfunduar 1-2 për kampionët në fuqi të Europës. Barcelona ka gjetur golin në minutën e 19-të, pas një topi të humbur nga Vitinha dhe të fituar nga Lamine Yamal, i cili kombinon me Pedri-n, ky me Rashford dhe në fund Ferran Torres shënon.
Goli i barazimit për francezët do të vinte në minutën e 38-të, ku Senny Mayulu do të shënonte pas një asisti brilant të Nuno Mendes. Goli i fitores për parizienët do të vinte në minutën e 90-të, ku Goncalo Ramos dërgoi topin në rrjetë pas asistit të Hakimi.
SHIKOGOLAT
Dortmund ka fituar 4-1 ndaj Athletic Bilbao, duke marrë fitoren e parë për këtë sezon. Për verdhezinjtë shënuan Svensson 28′, Chukwuemeka 50′ , i zakonshmi Guirassy 83′ dhe Julian Brandt 90+1. Për baskët ngushtoi përkohësisht shifrat Guruezta 61.
Leverkusen ka barazuar 1-1 në “BayArena” ndaj PSV-së. Golat u shënuan në pjesën e dytë. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Kofane 65′, holandezët barazuan me Saibari 72′.