CHAMPIONS LEAGUE: Fitore bindëse për Newcastle, Qarabag nuk e llogarit Copenhagen

1 Tetor 2025

20:36

Telesport

Newcastle ka marrë fitoren e parë për këtë sezon në Champions League, pasi fitoi në transfertë 0-4 ndaj Royale Union SG. “Qymyrxhinjtë” gjetën fillimisht avantazhin në minutën e 18-të, ku Sandro Tonali me një goditje të lehtë në kufijtë e zonës së rreptësisë, por topi preket nga Nick Woltemade dhe goli i quhet gjermanit. Anthony Gordon dyfishon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në fund të pjesës së parë, pas një faulli brenda në zonë ndaj Elanga. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Newcastle.
Në minutën e 63-të, Anthony Gordon shënon golin e tretë, sërish nga pika e bardhë e penalltisë, këtë herë pas prekjes së topit me dorë nga një lojtar vendas gjatë dyluftimit me Nick Woltemade. Harvey Barnes i futur në fushë në pjesën e dytë shënon golin e katërt në minutën e 80-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Osula.
SHIKOGOLAT
Në Baku, Qarabag nuk e diskutoi aspak fitoren ndaj Copenhagen, duke i mposhtur danezët me shifrat 2-0 dhe duke i dominuar në lojë nga fillimi në fund. Goli i parë i takimit u shënua nga Abdellah Zoubir në minutën e 28-të, me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Emmanuel Addai dyfishoi shifrat në minutën e 83-të me një supergol nga distanca, duke vulosur përfundimisht fitoren 2-0 të Qarabag, që numëron 6 pikë pas dy ndeshjeve të para.
SHIKOGOLA