Bayern nën presion, 100 milionë euro për Olise

Bayern nën presion, 100 milionë euro për Olise

1 Tetor 2025 20:54 Telesport Michael Olise është padyshim një nga transferimet më të mira që ka bërë Bayern në gjithë historinë e tij si klub. Francezi për të cilin u pagua 55 milionë euro te Crystal Palace, e ka justifikuar më së miri deri tani shumën e shpenzuar për të. Në 55 ndeshje në total në sezonin e kaluar, 23-vjeçari shënoi 20 gola dhe dha 23 asiste. Në 9 ndeshjet e para këtë sezon, ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 6 asiste. Forma e tij e shkëlqyer ka rritur interesimin e klubeve të tjera. “Sport Bild” raporton se klube si PSG, Man. City, Liverpool dhe Chelsea, kanë filluar të rrisin presionin ndaj Bayern Munich dhe janë gati të ofrojnë deri në 100 milionë...