Nga Topi i Artë te rikthimet e surprizës, pritshmëritë e duelit Barcelona – PSG

Nga Topi i Artë te rikthimet e surprizës, pritshmëritë e duelit Barcelona – PSG

Personazhi kryesor mungon, por skena mbetet gjigante. Usman Dembele, fitues i “Topit të Artë” dhe njeriu që pritej të ndizte spektaklin, nuk ka udhëtuar me PSG-në për ndeshjen e madhe në Champions League përballë Barcelonës. Takimi nuk do të zhvillohet ende në “Kamp Nou”-n e rinovuar, që hap dyert pas disa javësh kundër Olimpiakosit, por në “Montjuïc”. Megjithatë, pesha e përballjes nuk zvogëlohet: kampionia e Europës sfidon kampionen e Spanjës dhe kryesuese të La Ligës, në një duel që pritet të dridhë kontinentin. Luis Enrique, trajneri i PSG-së e cilësoi Barcelonën si “shtëpi” në deklaratat e tij. Me humor tha se Pedri është një “Harry Potter” i futbollit, por qëllimi i tij është i qartë: të mbrojë titullin e vitit të kaluar. Lista e mungesave është...