Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Skënderbeu fiton 15-0 kundër Inter Escaldes, tani do të luajnë kundër Aston Villës
Skënderbeu U-19 ka marrë një tjetër fitore të vlefshme në ditën e sotme. Pavarësisht se këtë herë i shërbente vetëm statistikave, korçarët U-19 treguan vazhdimësinë e tyre duke mundur sërish Inter Escaldes në Uefa Youth League. Ndeshja e parë në transfertë u fitua nga Skënderbeu në shifrat tenistike, jo pak, por 0-10. Ndërkohë në ditën e sotme, Skënderbeu fitoi në shtëpi në shifrat 5-0 ndaj Inter Escaldes duke shkuar në shifrat totale 15-0 dhe duke shkuar në turin tjetër, atje ku do të gjejë Aston Villën. /Sport Ekspres/