1 Tetor 2025
18:23
Telesport
Skënderbeu U19 ka bërë më së miri detyrën duke fituar 5-0 ndaj moshatarëve të Inter Club d’Escaldes, në ndeshjen e kthimit për UEFA Youth League.
Korçarët fituan në ndeshjen e parë në transfertë me rezultatin e thellë 0-10, ndërsa sot u mjaftuan vetëm me 5 gola. Me një rezultat të përgjithshëm 15-0, Skënderbeu kalon me plot meritë në raundin e dytë, aty ku e pret një kundërshtar tejet i vështirë, Aston Villa U19.
Ndeshja e parë do të luhet më 22 tetor, ndërsa ndeshja e kthimit më 5 nëntor.
