Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zyrtare/ Ismajli nuk do të luajë përballë Serbisë, ja sa gjatë do të mungojë
Ardian Ismajli nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të Shqipërisë për duelin ndaj Serbisë, të paktën sipas asaj që raportohet nga mediat italiane. Mbrojtësi i Torinos, ndjeu shqetësime muskulore në duelin ndaj Parmës, duke u zëvendësuar para kohe. Përgjigjet e testeve nuk janë zbuluar ende, por në Itali raportojnë se Ismajli do të jetë jashtë për një kohë të gjatë. “Tuttosport” shkruan se mbrojtësi do të jetë mungojë për të paktën një muaj, ose më shumë. Shqipëria do të përballet me Serbinë më 11 tetor dhe prezenca e Ismajlit duket e pamundur.