Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E trishtë/ Ndërron jetë 28-vjeçarja shtatzënë, zbulohet antibiotiku që shkaktoi tragjedinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin e Artës në Greqi, ku një grua shtatzënë 28-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e alergjisë ndaj një antibiotiku. Sipas raportimeve të mediave greke, gruaja ishte nënë e një fëmije dhe ishte paraqitur në spital me dhimbje barku. Pas ekzaminimeve mjekësore, u vendos që ajo të shtrohej për trajtim të mëtejshëm. Për shkak të gjendjes së rënduar, pacientja u transferua menjëherë në Njësinë e Kujdesit Intensiv. Ngjarja ka tronditur familjen, ndërsa administrata e spitalit ka urdhëruar nisjen e një hetimi të brendshëm administrativ për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë që mund të kenë çuar në humbjen e 28-vjeçares.