Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
FIFA gjobit Shqipërinë me 10 mijë franga zvicerane, FSHF: Do ta apelojmë
Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me 10 mijë franga zvicerane (përafërsisht 10,600 euro). Gjoba është vendosur për incidentet e ndodhura jashtë stadiumit “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri – Letoni, më 9 shtator 2025, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2026. FSHF bën me dije se do ta apelojë gjobën e FIFA-s në instancat përkatëse të FIFA-s dhe ka nisur procedurat ligjore. Federata u bën thirrje tifozëve që në ndeshjet e ardhshme të tregojnë qytetari dhe të mbështesin Kombëtaren pa shkaktuar situata që dëmtojnë imazhin e saj.