Sipas raportimeve të mediave spanjolle (Sport), dhe atyre italiane (Sportmediaset), Igli Tare drejtori sportiv i Milanit ka filluar bisedimet për të sjellë në Milanelo sulmuesin polak Robert Levandoski. Mësohet se ka pasur kontakte midis agjentit të sulmuesit të Barcelonës, Pini Zahavi, dhe drejtorit sportiv të Milanit, Igli Tare, i cili ka kërkuar informacion për të kuptuar situatën në lidhje me të ardhmen e sulmuesit dhe gatishmërinë e tij për të konsideruar një transferim në Itali.
Në fakt, Tare ëndërron një tjetër nënshkrim në stilin e Modriç, pasi kontrata e sulmuesit 37-vjeçar të Barcelonës skadon më 30 qershor. Ndërsa ish-lojtari i Dortmund dhe Bajern Mynih do të ishte i lumtur ta përfundonte karrierën e tij në Camp Nou, por gjithçka do të vendoset pas pak javësh. Me shumë gjasë ai do të ishte i lirë të arrinte një marrëveshje me një klub tjetër që në janar.
Duke pasur parasysh që polaku fiton 33 milionë euro në vit në Spanjë, klubi Blaugrana deri vonë me probleme për të regjistruar lojtarë mund ta shpërfillë idenë e polkaut për të qëndruar gjatë në Bracelonë.
Vazhdo leximin
