Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Mareska, tjetër rekord me Çelsin e tij
Mundi 1-0 Benfikën në ndeshjen e luajtur dje mirpo trajneri i Çeslit, Enzo Mareska, i vënë në diskutim pak ditë më parë për vijimësinë te blutë, regjistroi një rekord me zgjedhejt e tij për këtë shtëpiake të rëndësishme në Champions League. Mosha mesatare e formacionit titullar të Çeslit ishte saktësisht 24 vjeç, duke regjistruar ekipin më të ri ndonjëherë për një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Ky vendim i trajnerit për t’u mbështetur te lojtarët më të rinj rezultoi efektiv. Moises Caicedo, 23 vjeç, spikati duke krijuar dy raste dhe duke kompletuar 98.4% të pasimeve të tij. Për më tepër që në fund skuadra arriti të marrë fitoren e parë në Champions për këtë sezon./Sportiim.al/ Vazhdo leximin