1 Tetor 2025
10:44
Alfred Lleshi
Pas fejesës së CR7 me Georgina Rodríguez, ka nisur pritja për atë që mendohet të jetë martesa më e shtrenjtë dhe më mediatike në historinë e futbollit. Pas 9 viteve lidhje dhe disa fëmijëve, ceremonia shihet si një “samit social”, që do të shënojë kulmin e karrierës së një prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë.
Data e saktë mbetet një mister, por thuhet se Ronaldo dëshiron të martohet pas Botërorit 2026, duke e konsideruar si një lamtumirë të përsosur për karrierën e tij. Pavarësisht pasurisë së jashtëzakonshme, CR7 vazhdon t’iu japë prioritet angazhimeve sportive, duke treguar se disiplina dhe dashuria për futbollin mbeten forca kryesore e tij.
Kostoja e martesës pritet të jetë midis 12 dhe 50 milionë dollarëve. Vendi më i mundshëm është ishulli i Madeirës, vendlindja e Ronaldos, por nuk përjashtohet Spanja, ku jeton Georgina dhe ku Ronaldo ka luajtur për Real Madridin. Mes të ftuarve pritet të jenë Leo Messi, David Beckham, Rafa Nadal, Novak Djokovic dhe ish-shokë skuadre nga Real, United e Juve, si dhe figura të tjera të sportit e showbiz-it, duke garantuar një event të paharrueshëm.
